Yuri Kim: Faleminderit atyre që janë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim përmes një video në Twitter, ka shprehur faleminderit për të gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit. Teksa ka bëtë thirrje që shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi, Kim ka theksuar se SHBA-ja qëndron krah Shqipërisë.

Mesazhi

Përshëndetje! Ndërsa bashkojmë forcat tona për të luftuar koronavirusin, do të merrja disa çaste për të falenderuar në emër të të gjithë ambasadës së SHBA-së, të gjithë doktorët, infermierët, policët, vullnetarët dhe sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara, për të siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni cdo gjë që e gjithë bota adhuron tek Shqipëria dhe populli shqiptar. Kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës suaj ne do t’ia dalim së bashku. Faleminderit nga zemra.

SHKARKO APP