Yuri Kim flet për reformën në drejtësi: Do jemi krah për krah me ju! Besoni te shpirti i Skënderbeut dhe George Washington
E pranishme në takimin e përbashkët për Reformën në Drejtësi, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, vuri edhe njëherë theksin tek rëndësia që ka implementi i kësaj reforme, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.
Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA tha se Amerika është krah për krah me Shqipërinë sa i takon kësaj reforme.
Ndërsa përmendi Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun, dhe George Washington, Kim tha se fryma e tyre është ende në Shqipëri dhe se në këtë frymë duhet të jepet drejtësi për të gjithë.
“Rëndësinë e Reformës në Drejtësi, në sulmin që ajo do t’i japë korrupsionit. për të gjithë ne që ndodhemi këtu në këtë sallë, të gjithë jemi shërbyes publik dhe jemi mbledhur këtu për të shënuar kauzën e nderuar drejtësi për të gjithë. Ne mbartim një privilegj të madh për të siguruar besimin e publikut se do t’i bëjmë punët tona me integritet. Në Amerikën themi: shërbejmë drejtësi. Por nëse shikon rrënjën e shprehjes, do të thotë një çështje në të cilin sistemi ligjor jep një trajtim të drejtë. Në reformën në drejtësi jemi me ju krah për krah. Për mua ndërsa shoh këtë sallë me njerëz të drejtësisë, mendoj për dy personalitet, Skënderbeun dhe Georg Washington. Unë besoj që shpirti, fryma e Skënderbeut është end gjallë këtu në Shqipëri. Dhe besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut dhe George Washington janë të gjalla këtu dhe dua t’u shpreh që në këtë frymë të jepni drejtësi për të gjithë”, tha Yuri Kim.