Yuri Kim: Ka persona që po tentojnë të intimidojnë gjyqtarë dhe prokurorë. Jo presione ndaj SPAK
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, pas një vizite në zyrën e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi tha në një prononcim për mediat, se ka persona që po tentojnë të intimidojnë gjyqtarë dhe prokurorë.
“Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekejve, Shqipëria është një shtet sovran. Mendoj që një lajm shumë i mirë që palët politkie të bien darkort për një sërë çëshjesh. Udhëheqësit të bashkohen për të mirën e vendit. Sikurse jeni në djeni, Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese. Kjo nuk është një situatë e pranueshme për një vend që është pjesë e NATO-s dhe një vend që aspiron që të jetë në BE. Opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias ndihmon në këtë situatë. Kemi qenë të kënaqur gjithashtu se kryetari i Kuvedit, Gramoz Ruçi ka rënë dakord që deri në fund të vitit duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Ka ardhur koha që SPAK të jetë tërësisht funksionale. Ne kemi parë disa persona që po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre dhe mandje po intimidojnë prokurorët e gjyqtarët. Ka ardhur koha që t’u qëndrojmë fort këtyre personave”,- tha ndër të tjera Kim për gazetarët.