Yuri Kim: Ka zyrtarë që s’po i zë gjumi se mos shpallen ”non-grata”! Drejtësia të bëjë punën

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thotë se SPAK-u po jep rezultate dhe për këtë ajo solli në vëmendje disa raste ku tha se ka ish-ministra apo edhe njerëz të fuqishëm që frikësohen se do të shkojnë në burg.

”Po shohim ish-ministra, njerëz të fuqishëm, anëtarë të parlamentit, oficerë policie, politikanë, drejtues të krimit të organizuar, disa njerëz të biznesit, të dalin në gjyq dhe të shkojnë në burg. 

Besojmë se Reforma në Drejtësi po fillon të japë rezultate. Mos u shpërqendroni nga propaganda nga të gjitha anët. Ka disa njerëz që duan që populli të besojë që Reforma në Drejtësi nuk ka për të ndodhur. 

Faktet tregojnë një histori tjetër. Tregojnë historinë se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Tregojnë historinë e zyrtarëve të lartë që janë të shqetësuar. Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpallur non-grata apo për ndjekje penale. Do t’iu thoja përsëri të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha Kim.

SHKARKO APP