Yuri Kim kërkon deputetë të pastër, i kanë bërë detyrat PS dhe PD?

Nga: Redjon Shtylla

Nesër do të shihet nëse PS-ja dhe PD-ja, do ti kenë pastruar listat e kandidatëve që fituan mandatin e deputetit më 25 prill, siç SHBA-ja e kërkon. Qëndrimi i përsëritur nga Yuri Kim është që në Kuvendin e Shqipërisë nuk duhet që të ulen persona që kanë probleme me ligjin. Dhe kjo nuk është thejsht një deklaratë, pasi ambasada e SHBA-së nuk mban kurrë qëndrim nëse diçka nuk është serioze.

”Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”.

Ky ishte mesazhi që la Yuri Kim në gusht, kur politika ishte me pushime. SHBA-ja prej kohësh ka bërë thirrje për pastrim të politikës nga persona që kanë probleme me ligjin. Shpallja ”Non-Grata” nga SHBA-ja është një sinjal i drejtëpërdrejtë që këta individë nuk duhet më të jenë në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk është një deklaratë e thjeshtë, por tërheqje veshi që liderët të jenë në Kuvend me persona që nuk kanë probleme me ligjin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë që të pastrojnë politikën shqiptare nga të korruptuarit përmes mekanizmit të shpalljes ”non grata”. Një zëdhënës i DASH dha këtë përgjigje sipas Top Channel.

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura si asnjëherë më parë për një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë. Politikat tona në Shqipëri, përfshi korrupsionin dhe rastet e shpalljes të personave non grata, janë shumë të mirënjohura, dhe të artikuluara nga ambasadorja Yuri Kim sikurse edhe nga ambasadori Philip Reeker, gjatë vizitës në Qershor si asistent sekretar për Byronë Europiane dhe Euroazinë. Ne presim të avancojmë marrëdhëniet tona bilaterale me udhëheqësit shqiptarë, kur të mblidhet në ditët e ardhshme Parlamenti”.

Një tjetër pikë e rëndësishme, më së shumti për fatin e PD-së është qëndrimi që do të mbajë për çështjen ”Sali Berisha”, pasi SHBA-ja nuk e do në Kuvend, dhe këtë e ka përsëritur disa herë ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ky shtator pritet të jetë një ”bombë” e vërtetë, se kush do të digjet, kjo mbetet për tu parë.

SHKARKO APP