Yuri Kim mbështet mesazhin e Kishës Katolike: Kush shet votën, ka shitur dinjitetin. Kush e blen votën nuk është i denjë për deputet

Për zgjedhjet e 25 prillit, Kisha Katolike përcolli këtë të enjte mesazhin drejtuar qytetarëve, për të mos e shitur votën dhe për të mos votuar njerëzit e inkriminuar. Këtë mesazh e ka shpërndarë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

“Mesazhi i fuqishëm i Ipeshkvijve Katolikë: ‘Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve s’është i denjë të ulet në karrigen e deputetit”,- shkruan Kim.

SHKARKO APP