Ambasadorja amerikane Yuri Kim merr dozën e tretë të vaksinës anti-Covid 19: Mos hezitoni, ndaj vaksinohuni!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, sot ka marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Po ashtu ambasadorja ka edhe një mesazh për të gjithë qytetarët.

“Ndihem shkëlqyeshëm pas bërjes së dozës së tretë të vaksinës Covid sot. Faleminderit shkencëtarëve që krijuan vaksinat dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë kujdesur për ne gjatë gjithë kohës”, shkruan Yuri Kim.

Që prej 1 nëntorit, në Shqipëri ka nisur marrja e dozës së tretë ndaj koronavirusi nga personat mbi 65 vjeç.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

SHKARKO APP