Yuri Kim mesazh KQZ-së: Edhe ne do të sigurohemi që zgjedhjet të jenë të drejta

Në zgjedhjet e 25 prillit, qytetarët me të drejtë votë do të votojnë partinë dhe kandidatin që duan me numrin përkatës, jo me emër.

Lidhur me këtë zhvillim të miratimit final të fletës së votimit, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila përmes një mesazhi drejtuar KQZ-së, shprehet se edhe ata do të sigurohen që zgjedhjet të jenë të drejta.

”Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit. Është shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit. Ne mbështesim fuqimisht KQZ në përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente”.

SHKARKO APP