Yuri Kim, mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në vetëqeverisjen demokratike
Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka dalë me një mesazh.
Në Twitter ajo shkruan se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.
“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre.
Ato respektojnë sundimin e ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, përfundon mesazhin e saj diplomatja amerikane.
Every citizen has the right to take part in the processes of democratic self-governance. Democracies are accountable to their citizens. They respect the Rule of Law, protect lives & property, & respect the freedoms, dignity & equality of every person. https://t.co/WITpEILVxw
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 15, 2020
KOHA JONË SONDAZH

