Yuri Kim mesazh për SPAK: Hetimet dhe aktakuzat janë inkurajuese

Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka inkurajuar SPAK për punën e bërë. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan ndër të tjera se ”SHBA-ja është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të Reformës në Drejtësi”.

Reagimi i plotë

Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qëndro në kurs. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të Reformës në Drejtësi.

SHKARKO APP