Yuri Kim mesazh qeverisë: Ata që nënshkruan 5 qershorin mos të devijojnë. Është çështje nderi
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shprehur kënaqësinë e saj që pa sot Opozitën e Bashkuar të dorëzojë një draft të sajin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Nga Himara, Ambasadorja e SHBA komenton se është e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë dhe vijon të jetë e angazhuar. Po ashtu ajo riapelon që partitë duhet t’u qëndrojnë fjalës për ‘5 qershorin’ teksa thekson se duhet të sjellin në tryezë propozime reale.
‘’Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. E rëndësishme që opozita të vijojë të jetë e angazhuar. Të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale. Çdo parti qe ka nenshkruar 5 qershorin t’i qendrojë fjalës’’– tha Kim.
Mesazhi i ambasadores së SHBA shkon për mazhorancën dhe qeverinë “Rama”. Opozita ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, por ka qenë qeveria ajo që me ndryshimet kushtetuese dhe eksperimentet për Kodin Zgjedhor ka dëmtuar marrëveshjen.
Deklarata e plotë e Ambasadores së SHBA, Yuri Kim nga Himara:
“Ata që nënshkruan 5 qershorin mos të devijojnë! Është çështje nderi. Kam drekuar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe pres të takohen me zyrën e Kadastrës këtu. Një nga prioritete tona të mëdha është të rrisim investimet amerikane në Shqipëri. Zgjidhja e problemeve të pronësisë do të jetë një hap përpara.
Në qershor Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perferkt por do të shpjerë në drejtimin e duhur. Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. E kma thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellë propozime që janë reale.
Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar i NATO-s, kandidon për në BE dhe kryeson OSBE-në.
Unë kam folur shumë qartë. 5 qershori është arritur në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nënshkruar atë letër janë persona përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Kështu që pritja ime është që 5 qershori do të nderohet. Nëse palët bien dakord për çështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim”.
Lexoni edhe….
- Opozita e Bashkuar: Listat të hapen 100 për qind dhe koalicionet të ruhen siç është në ligjin aktual
- Presidenti: Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit është atentat ndaj rendit kushtetues e demokratik
- Edmond Panariti: Opozita e Bashkuar, fitore të padiskutueshme në çdo rrethanë
- Preç Zogaj: Listat e “hapura”, pjesën e luanit për kryetarin dhe një kockë për zgjedhësit