Yuri Kim: Nuk i kemi mbyllur sytë ndaj mangësive. Të ngrihet Gjykata Kushetetuese brenda dhjetorit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, flet sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te Reforma në Drejtësi.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim ripërsërit thirrjen për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen e saj funksionale brenda këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?