Yuri Kim: Palët të mos shpallin fitoren pa përfunduar procesi

”Është me shumë rëndësi që shohim numëruesit duke punuar fort dhe të vazhdojnë punën”,-kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në një prononcim për mediat. Ambasadorja Kim po monitoron procesin e numërimit të votave, ku edhe tha se ”Disa parti kanë shpallur fitoren, por duhet të presim se çfarë thotë populli”.

Deklarata

Jam këtu me dy kolegët tanë ambasadorë, kjo tregon interesin e fortë dhe të vazhdueshëm. Donim të vinim vetë që të shikonim situatën në këtë qëndër të rëndësishëm të votave. Jemi këtu që t’u mbështesim në këtë punë të rëndëisishme me koleget e mia të SHBA dhe të Spanjës.

Folëm për disa mospajtime që ndodhin dhe në SHBA. E rëndësishme është që të ketë një proces racional. Më lejoni të nënvizoj që e gjithë bota po e shikon Shqipërinë. Është shumë e mirë që shikohen numëruesit të punojnë fort.

Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet po e bëjnë punën e tyre. Tani detyra e kandidatëve është që të mbeten të qetë dhe të presin rezultatin. E di që me entuziasmin e çastit disa kanë shpallur fitoren, mirëpo të presim dhe të shohim se çfarë thotë populli.

SHKARKO APP