Yuri Kim paralajmëron drejtuesit e partive për zgjedhjet: Mos fyeni votuesit me kandidatët për deputetë
Ndërsa zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë fare pranë dhe Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet në kodin zgjedhor të dakordësuar me 5 qershor.
Ambasada amerikane në vendin tonë ka dalë me një porosi të qartë.
Përmes një postimi në twitter, Ambasadorja Yuri Kim shkruan:
“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të duhet të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini vetë kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”.