Yuri Kim priti kongresmenin e SHBA-ve në Tiranë, Mike Quigley vizitoi bazën ajrore të Kuçovës
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara, Mike Quigley i cili ka mbërritur në Shqipëri këtë javë.
Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois, dhe sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, si dhe Shefin e Shtabit Begaj.
Po ashtu mësohet se Kongresmeni i Shteteve të Bashkuara, Mike Quigley, vizitoi bazën ajrore të Kuçovës.
”Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”.