Yuri Kim: Rama më tha se Tom Doshi nuk do ketë asnjë rol në qeveri

Edi Rama dhe Tom Doshi në fushatën e vitit 2017

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar për çështjen e kandidimit të kreut të PSD, Tom Doshi, të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një postim në Twitter, Kim thotë se Edi Rama i ka thanë asaj se Tom Doshi nuk do të ketë asnjë rol në qeverinë e tij.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, (përjashtimi i Tom Doshit) i bërë nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq. Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: KM Edi Rama dhe unë kam një kuptim të qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”,- deklaron Yuri Kim.

https://arkiva.kohajone.com/ambasadorja-amerikane-kim-kerkon-te-mos-kandidoje-tom-doshi-ky-i-fundit-sfidon-regjistrohet-ne-kqz/

SHKARKO APP