Yuri Kim rikthehet në Tropojë: Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është promovuese e Shqipërisë në rrjetet e saja sociale. Këtë herë në Instagram, Kim ka ndarë foto nga darka e Falënderimeve, një traditë e vjetër amerikane. Kim rikthehet për të dytën herë brenda vitit në Bajram Curri të Tropojës. Kjo vizitë sipas saj vjen si një premtim i mbajtur.

“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve”.

Mes rreshtave ajo ka dhe një mesazh të koduar. “Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë, jam mirënjohës që jam me ju!”.

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

SHKARKO APP