Yuri Kim: Së bashku po punojmë për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit

Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë e SHBA-së, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim tha: 

Sekretari Pompeo ishte personi që më emëroi para 2 vitesh si ambasadore. Me rëndësi për ne është, përfshi dhe 30 vitet e fundit ka një bashkëpunim të pathyeshëm, të fortë, pavarësisht se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë, por kjo lidhje vazhdon të jetë e pathyeshme. Gjithçka nisi kur sekretari Beiker tha; liria jep rezultat.

Jam e kënaqur që jam këtu me ju dhe përkujtoj këtë ngjarje historike, që vazhdoi kjo lidhje. Shqiptarët janë bërë një model se si një vend të dalë nga shtypja. Ju vitin e kaluar kujtuat se pritët 1500 afganë, duke i kujtuar besën. Jemi duke punuar për dy projekte energjetike, që do e bëjnë Shqipërisë lojtare kyç. Së bashku jemi duke mbledhur botën për të ndaluar agresionin ndaj Putinit. Së bashku jemi duke punuar për të luftuar korrupsionin dhe për integrimin e Shqipërisë në BE,. Ne kemi vendosur një prani amerikane këtu. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë në 100 vitet e ardhshme. Gjatë 30 viteve të fundit, s’mund të kishim kërkuar një mik dhe një partner më të mirë se sa Shqipëria.

SHKARKO APP