Yuri Kim: SHBA mbështet Integrimin drejt BE. Shqiptarët dhe qeveria meritojnë respekt
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në “Twitter” ka folur për progresin që po bën Shqipëria në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kim shkruan se Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e reformave të vështira deri tani.
Ajo shton po ashtu se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE-së.
Postimi i plotë
Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani.SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme.
Great to see 🇦🇱 move forward on its path toward 🇪🇺 membership. The people & gov’t of 🇦🇱 deserve respect for making difficult changes so far. 🇺🇸 will continue to strongly support 🇦🇱’s progress to become 🇪🇺 Member State, including efforts to implement necessary reforms. https://t.co/kBr7Q2DAfL
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) March 17, 2023