Yuri Kim: SHBA-të edhe 274 milion dollarë për të ndihmuar 64 vende në luftën kundër COVID-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin edhe 274 milion dollarë për t’i ndihmuar 64 vendet më të rrezikuara nga pandemia e COVID-19 për ta luftuar atë.
274 milion dollarët e sotëm do të ofrojnë burime për 64 nga vendet më të rrezikuara në botë për të luftuar më mirë pandeminë dhe t’i mundësojnë Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët të ndihmojë disa nga popullsitë më të rrezikuara në botë.
100 milionë dollarë prej kësaj shumë janë ndihmë për asistencë shëndetësore.
Që nga viti 2009, SH.B.A-të kanë financuar 100 miliardë $ në për asistencë shëndetësore dhe gati 70 miliardë $ në ndihmë humanitare në nivel global.
“Ne jemi krenarë që jemi donatori i vetëm më i madh shëndetësor dhe humanitar në botë”, thotë ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.