Yuri Kim shpërndan fjalët e sekretarit amerikan të shtetit: Do ndëshkojmë aktorët e korruptuar

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, duke vënë sërish theksin në luftën e ashpër me korrupsionin.

Për Blinken të gjithë aktorët e korruptuar do të ndëshkohen me transparencë dhe do japin llogari. Sekretari Blinken gjithashtu ka falënderuar sipas tij ”Kampionët Antikorrupsion 2021” në disa shtete të botës.

“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar. Departamenti i Shteit riafirmon angazhimin për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionët tanë Antikorrupsion 2021”, shkruar Blinken në Twitter.

SHKARKO APP