Yuri Kim: Sundimi i ligjit dhe gjykatat e pastra tërheqin investimet e huaja në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, shprehet se ka potenciale reale për investim të SHBA-ve në vendin tonë.

Përmes një postimi në “Twitter’, Kim thekson se sundimi më i fortë i ligjit, tërheq investimet, ndërsa shtoi se Gjykatat e pastra, i hapin rrugë investimeve të huaja.

Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura. Lexo👇”, shkruan Yuri Kim, ndërsa ka publikuar një artikull të Monitor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?