Yuri Kim takohet me Rrumbullakun: Policia rol vendimtar për proces zgjedhor të sigurt dhe me standarde
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun. Referuar njoftimit zyrtar të bërë në përfundim të takimit nga Ambasada Amerikane, thuhet se në fokus të takimit ka qenë lufta kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
“Ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike”, thuhet në takim.
Në vëmendje kanë qenë edhe zgjedhjet vendore të 14 majit, në të cilën Kim, ka vënë në dukje rolin e Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi zgjedhor të sigurt.
“Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar”, shkruan ambasada Amerikane”, përfundon deklarata.