Yuri Kim takon Alibeajn, Metën dhe Gjiknurin! Reagon Berisha: Nuk ka moral të flasë për zgjedhjet

Sali Berisha ka komentuar takimet që ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë me Enkelejd Alibeajn, Damian Gjiknurin dhe Ilir Metën. Kjo në kuadër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në 14 Maj.

Gjatë një takimi me simpatizantët demokratë në Mallakastër ku prezantoi edhe kandidatin e Rithemelimit, Berisha akuzoi se Yuri Kim nuk ka moral të flasë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Shqipëri.

”Pas dy muajsh e bë e gjallë sot. Do i them një fjalë. Nuk ke asnjë moral, asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet në këtë vend sepse ishe e para që i urove Ramës zgjedhjet më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo se mund t’u shesësh për moral shqiptarëve amoralitetin”,-tha Berisha.

SHKARKO APP