Yuri Kim takon ambasadorin e OSBE-së, thirrje politikës: Mundësoni votën e diasporës

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, ka zhvilluar këtë të martë një takim me ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco ku fokus janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në mesazhin e saj për partitë politike në vend, Kim thotë se duhet që të mundësojnë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Postimi i plotë

“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.

SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji.

SHKARKO APP