Yuri Kim takon Bajram Begajn në Pallatin e Brigadave: Presim me padurim bashkëpunimin me Presidentin e ri
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim këtë të martë ka zhvilluar takimin e parë me presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj. Takimi i tyre u zhvillua në Pallatin e Brigadave.
Ambasada amerikane po ashtu përmes një postimi në Facebook, thekson se SHBA-ja pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Begajn në detyrën e tij të re.
”Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”,-thuhet në njoftim.
Postimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë.
Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re.
Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.