Yuri Kim takon Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special: Paçka presionit, vijoni dhënien e gjykimit përfundimtar
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka takuar Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar me verifikimet, një element i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi.
”Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi”.
Judges of the Special Appeals Chamber have one of the most difficult responsibilities: rendering final judgment on vetting decisions. Despite intense pressure, they have persisted in implementing this important element of justice reform. pic.twitter.com/6LfZ2d5AXy
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) September 17, 2021