Yuri Kim takon hetuesit e parë të BKH-së: Puna e tyre e vështirë, por ata do të kenë sukses. SHBA i mbështet

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbardhur vizitën e zhvilluar sot në SPAK, ku është takuar me hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kim shkruan se hetusit e rinj të BKH janë duke përfunduar trajnimin ndërsa shton se puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses.

U takova sot me Hetuesit e parë të BKH, të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses. Populli shqiptar po mbështetet tek ata; familjet e tyre krenohen me to; Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin fuqimisht ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”,- shkruan ambasadorja amerikane.

SHKARKO APP