Yuri Kim takon ish-ministren Gjonaj: Reforma në Drejtësi po jep rezultat falë saj

Etilda Gjonaj e mbylli karrierën si Ministre e Drejtësisë, por ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thekson se Reforma në Drejtësi po jep rezultate falë saj. Përmes një postimi në Twitter, Kim ka ndarë foto të takimit me ish-ministren, ku edhe e falënderon për punën e bërë.

”Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila me kontributin e saj ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”.

Po ashtu Kim nënvizon se shpreson që drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë të ecin përpara që të plotësojnë standartet e BE-së dhe që të afrojnë Shqipërinë më pranë SHBA-së.

”Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standartet e BE dhe afrojnë Shqipërinë më pranë SHBA”,-shkruan Kim në Twitter.

Postimi i plotë

Takova Etilda Gjonajn për ta falenderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë, personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç.

Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila me kontributin e saj ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standartet e BE dhe afrojnë Shqipërinë më pranë SHBA.

SHKARKO APP