Yuri Kim takon kreun e ILD-së: SHBA do të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të martë me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Njoftimi jepet nga ambasada ndërsa për zotin Metani thuhet se drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi.

”Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE”.

SHKARKO APP