Yuri Kim takon kryepolicin Gledis Nano: Të forcohet bashkëpunimi me SHBA kundër terrorizmit

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Sipas ambasdores, takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në zbatimin e ligjit dhe në luftën kundër terrorizmit.

“U takova sot tek Policia e Shtetit me Gledis Nanon për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit.

Thelbësore për të siguruar integritetin në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?