Yuri Kim takon ministren e Financave: Forconi masat në luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar me ministren e re të Financave, ku këshilla e saj për Delina Ibrahimajn, është që të forcohen masat kundër pastrimit të parave.

Postimi i plotë

Dje u takova me Ministren e re të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ta uruar për emërimin e saj. Shtetet e Bashkuara nxisin Shqipërinë për të forcuar masat kundër pastrimit të, thelbësore për luftën kundër korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetet e Bashkuara mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane, dhe do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?