Yuri Kim takon Ramën në SHBA, tregon detaje nga biseda
Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar me kryeministrin Edi Rama në New York.
Yuri Kim është në rolin e ndihmës sekretares se Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Ka qenë Kim ajo që ka ndarë një fotografi me kreun e qeverisë, ndërsa ka zbardhur dhe detaje nga takimi.
“E lumtur të shihja kryeministrin Edi Rama, ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar Yuri Kim.