Yuri Kim takon Tabakun dhe Gjonajn në Kryesinë e Kuvendit

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon këtë të martë një takim me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, si edhe me deputeten e PS-së, Etilda Gjonajn.

Në takimin që po realizohet në Kryesinë e Kuvendit, mësohet se po diskutohet për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky takim vjen pak ditë pasi Yuri Kim u takua me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

SHKARKO APP