Rama: S’ka krisje dhe as nuk është thyer etika diplomatike me ambasadoren Kim
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është drejt mbarimit të mandatit. Kështu njoftoi të paktën ambasadorja amerikane Kim, por sot ajo tha se do të qëndrojë edhe pak më gjatë në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk është thyer etika diplomatike pasi ka nisur procesi i zëvendësimit. Po ashtu ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se ka krisje të marrëdhënies së Ramës me Kim.
“Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë dhe nga Ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin, por Departamenti i Shtetit. Amerikën e kemi të veçantë. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë. Dje kishim takim të gjatë konstruktiv e miqësor, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.
Po ashtu Edi Rama tha edhe se nuk bëjnë komente për akuzat e përfshirjes së Arben Ahmetajt në aferën e inceneratorëve. Rama foli për gazetarët, pas mbledhjes me krerët e qarqeve për punën e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.
”Media është e dyndur nga gjysmë të vërteta. Në rastin konkret bëhet fjalë për diçka, një denoncim që një individ i caktuar ka bërë në SPAK. Ne as për njerëz që janë kundër PS as për ish-kryeministrja etj etj, nuk e kemi zakon të prononcohemi. Unë të gjitha që thuhen në media i marr me shumë rezervë. Janë tre vepra, në Fier, në Elbasan dhe në Tiranë për të cilat 100 herë të kthehesha mbrapsht, 100 herë do thoja se duhej të ishin bërë. Ajo e Elbasanit, është pronë e komunitetit tanimë, ajo e Fierit është e destinuar të jetë pronë e komunitetit. Ajo e Tiranës e ka shpëtuar kryeqytetin nga plehrat”.
etohen dhe nëse do ketë një vendim mbi to, atëherë unë do flas përsëri siç kam folur gjithmonë”- u shpreh Rama.