Yuri Kim uron tre gjyqtarët e rinj të Gjykatës të Lartë: Po tregojnë vendosmërinë për të ofruar drejtësi efektive

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka uruar 3 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda, të cilët kanë filluar me punën nga dita e djeshme ku shpallën dhe vendimet e para.
Kim thotë se këta gjyqtarë po tregojnë vendosmëri për të ofruar drejtësi efektive kurse funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësore për Reformën në Drejtësi.
“Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi”,- shkruan ambasadorja e SHBA.

https://arkiva.kohajone.com/gjykata-e-larte-nis-punen-ceshtjet-kryesore-qe-jane-zgjidhur-me-vendimet-e-para/

SHKARKO APP