Yuri Kim zbulon çfarë bisedoi me Kadarenë: “Një nga mendimtarët më të mëdhenj”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.

Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada e SHBA bën të ditur se ambasadorja Kim dhe shkrimtari Kadare, kanë diskutuar rreth identitetit europian të shqiptarëve, lidhur edhe me veprën e botuar me të njëjtin titull nga Kadare në vitin 2006.

Ndërkohë, Kim e ka konsideruar shkrimtarin si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Libri “Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë ështe sot po aq magjepsës sa ishte kur ai e botoi në 2006-ën. Ndërsa shohim drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Ishte kënaqësi ta bëja këtë diskutim nga afër me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës”, ka shkruar ambasadorja e SHBA./d.m-kohajone.com

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?