Z. Basha po unë ça bëra? Pse më helmove me atë gaz si vdekja?

Nga: Redjon Shtylla

Sot isha në selinë blu, për të raportuar protestën e cila nisi më herët se në orën 12:00. Sipas Komisionit të Rithemelimit të PD, sot në protestë ishin vetëm anëtarë të PD-së, jo popull i thjeshtë. Anëtarët e PD tentuan të merrnin selinë, por papritur, në seli mbërritën forcat speciale të Policisë së Shtetit.

Në gjithë ato protesta, nuk i kisha parë aq agresor. Lëshuan me tonelata gazi, që më bllokoi frymën edhe mua, gati isha në një gjendje të humbjes së ndjenjave, dhe PSE? Çfarë bëra unë dhe kolegët e mij gazetarë që sot Policia me urdhër të Lulzim Bashës, pasi ishte ai që i thirri, që na helmuan me atë gaz që ishte si vdekja?

Ky ishte momenti që gazi u lëshua. Në selinë blu nuk kishte armiq, nuk kishte vrasës nga ana e mbështetësve të Sali Berishës, që Policia e Shtetit të dilte në terren me një arsenal të paparë më parë. Këto janë pjesë të rëndësishme të hetimeve, pasi ai gaz i lëshuar ishte si vdekja. Shumë qytetarë u nisën në spital, pasi gjendja e tyre u përkeqësua. Po nëse nga ky gaz, unë kam pasoja, kush do të marrë përgjegjësi?

Është e frikshme sesi Policia me kërkesë të Bashës dhe këshilltarëve të tij, vepruan sot. Në rrugët pranë selisë blu kaluan fëmijë, të moshuar që nuk kishte lidhje fare me protestën, si unë, e që sot morën një dozë të rëndë me gaz.

Sot u helmova, rrezikova që të shkoja në spital, PSE? Çfarë bëra? U bllokuan brenda selisë, gazin e thithëm mirë, dhe për ironi, deputetët e PD-së që i kemi votuar ne, sot luajtën një dramë pikëllimi, kjo se u preket pushteti, jo PD-ja. Sot më helmuan me gazin e Bashës, që çdo ditë flet e kuvendon për të rinjtë, po a nuk është edhe ai përgjegjës që rinia sot ikën nga vendi? Sot opozita helmoi qytetarët që te PD kanë shpresë, por sot nga selia blu doli gaz helmues, e asgjë tjetër. Nuk po flas për dhunën me shkopa…

Pse sot Lulzim Basha kërkoi ndihmë nga Policia, kur në 9 vite nuk ka rreshtuar që akuzuari? Shumë ngjarje ndodhën sot në selinë blu, por pyetja që kërkon përgjigje, a është e blerë opozita e PD-së?

SHKARKO APP