Zaev: Dorëheqjet vetëm një hap drejt fundit të Gruevskit
Zoran Zaev ka shkruar një status në Facebook në lidhje me dorëheqjet e sotme. Ai thotë se Ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit.
"Gjithçka që flasim po vërtetohet, kjo është dëshmi për përgjimet dhe autencitetin e bisedave. Kjo është dëshmi për përmbajtjen e bisedave që konfirmojnë të gjitha shkeljet ligjore dhe kriminalitetin e Nikolla Gruevskit dhe kreut të pushtetit. – Nuk është koha për triumfalizëm!- Dorëheqjet e Gordana Jankullovskës, Mile Janakievskit dhe Sasho Mijallkovit nuk janë qëllimi ynë kryesor. – Ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit." /flurudha.com