Zaev: Qytetarët e minishengenit të lëvizin pa test PCR
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev deklaroi se lëvizja e qytetarëve të Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë mund të bëhet pa patur nevojë për testin e PCR.
Gjatë mbledhjes së minishengenit, Zaev pohoi se në rast se një shtetas i këtyre vendeve infektohet në një vend tjetër të pjesë e mini schengenit, shpenzimet i mbulon shteti ku u infektua.
“Hapim “koridore të gjelbra” për udhëtim të qytetarëve tanë si dhe të operatorëve ekonomikë. Shtetasit, por mbi gjitha operatorët ekonomikë të këtyre tre shteteve, do të udhëtojnë pa pasur nevojë për PCR-test, natyrisht duke respektuar masat, që janë thuajse identike”
Nga ana tjetër, Zaev deklaroi se palët kanë rënë dakort që të ndihmojnë vendet e minishengenit në rast se ka mbingarkesë në sistemin shëndetësor për shkak të Covid-19.
“Që nga sot do të punojmë për koordonim për të siguruar vaksinën për Covid-19 për qytetarët tanë. Do të mbështesim dhe do të ndihmojmë njëri tjetrin në momente nëse vjen deri te mbingarkesa e sistemeve shëndetësore”