Zaganjori magjistratëve të rinj: Do keni presione nga zhvatësit e shtetit
Llalla: Jeni të parët që do zbatoni reformën
Borchardt: Plotësoni reformën me ligjet e tjera
Është zhvilluar sot ceremonia e diplomimit të magjistratëve të rinj. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, Kryeprokuri Adriatik Llalla, Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori si dhe ambasadori i OSBE-së, Robert Borchardt.
Në fjalën e tij Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u shpreh në fjalën e tij se magjistratët të cilët u diplomuan sot, janë të parët që do të zbatojnë reformën në drejtësi. “Drejtësia ka nevojë për reformim radikal dhe të menjëhershëm. E dimë që mendimi për gjyqtarët e prokurorët s’është më i miri. Ju jeni të parët që do zbatoni reformën në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Llalla.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori iu kujtoi gjyqtarëve të rinj presionin me të cilin ata do të përballen në punën e tyre. “Në punën tuaj ju do të keni presione të shumta. Do presionoheni nga ata që kërkojnë të zhvasin pronën e shtetit”, tha Zaganjori.
Mesazhe për zbatimin efikas të reformës në drejtësi erdhën dhe nga ambasadori i ri i OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt. “Plotësoni ndryshimet kushtetuese me pjesën tjetër të ligjeve. Pa zbatim kjo reforme s’do ishte asgjë më shumë se letër e shkruar bukur”, tha Borchardt.
KOHA JONË SONDAZH

