Zagrebi bllokon presidentin serb, i ndalon vizitën private

Kroacia i ka mohuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të drejtën për një vizitë private që ai kishte planifikuar të mbante këtë të dielë.

Media “Jutarnji list”, shkruan se Vuçiç kishte planifikuar të vizitonte sot rajonet e Jasenovac dhe Pakrac, por autoritetet kroate nuk do ta lejojnë atë të hyjë në vend.

Qeveria ka deklaruar jozyrtarisht se Vuçiç nuk respektoi asnjë protokoll dhe se donte të bënte gjithçka jashtë procedurave dhe rregullave të marrëdhënieve diplomatike dhe se donte të kalonte kufirin kroat me ekipet e tij televizive.

SHKARKO APP