Sherr mes kryeministrit Rama dhe Ditmir Bushatit. Rama: Boll të dha PS-ja! Bushati: Ti e dhunove PS-në!

Zbardhet debati-sherr mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë e PS.

Kryeministri ka vendosur që Ditmir Bushati nuk do të jetë në listat e kandidatëve të PS, por ish-ministri ka deklaruar se pavarësisht vendimit të Edi Ramës angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.

“Unë do vazhdoj te jem aktiv në mjedisin publik. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu! Ju e keni dhunuar PS-në”, mësohet se ka thënë Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kryeministri Rama i është drejtuar ish-ministrit: “Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bushati u piketua të digjej prej Ramës qëkur ish-ministri kundërshtoi hapur ndarjen e Kosovës, e cila ishte në planet e treshes Vuçiç-Thaçi-Rama. Po kështu Bushati ka kritikuar mënyrën e drejtimit të qeverisë nga Rama si dhe lënien jashtë të halleve të socialistëve të thjeshtë prej qeverisë.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?