Zbardhen përgjimet e dosjes 184/ Robert Aga, deputetit Qefalia: Ma blini kartonin si Messi që ia mban Barcelona dhe të fitoni….

Publikohen përgjime të reja nga dosja nr. 184 që flet për blerjen e votave në qarkun e Dibrës, nga ana e zyrtarëve të Partisë Socialiste.

“Ora News”, zbardh të plotë dosjen penale ku tregohet qartë implikimi i punonjësve të policisë së shtetit dhe PS në Tiranë.

Në një bisedë të datës 14 shtator 2016, shefi i komisariatit Robert Aga bisedon me Xhemal Qefalinë, ku punonjësi i policisë Aga, i thotë Qefalisë, “ju pata thënë unë, ma blini kartonin si Messi që ia mban Barcelona dhe të fitoni…” dhe Xhemali ia kthen “po ja fusin kot ato o vlla, të të kishin vu ty atje, e fitojshin ato”. Roberti i thotë “…ore unë jam pjesë e PS -së dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet…”.

Gjatë bisedës, Xhemali i thotë Robertit: “Çe vret trunin mo burrë, të plasi bytha. Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s’ke pse e përmend më atë”.

Roberti i thotë: “Jo më jo, ai le të vijë të kontrollojë ku ti dojë qefi…”

Xhemali ia kthen: “Po ku ka o vlla, ç’ja fut kot ai, ato mundohen me u justifiku.A e merr vesh ça bëhet mrena PD së, sot janë tu u zi (zënë) me njëri-tjetrin.Mos e vrit mendjen o burrë po hë”.

Roberti i thotë: “Ju pata thënë unë, ma blini kartonin si Messi që ia mban Barcelona dhe të fitoni…”

Xhemali ia kthen: “Po ja fusin kot ato o vlla, të të kishin vu ty atje, e fitojshin ato”.

Roberti i thotë: “Ore unë jam pjesë e PS -së dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet…”.

Xhemali i përgjigjet: “Nuk e vej në dyshim o vlla, unë prandaj e thashë mbrëm, aty ishin të gjithë grupi i PS -së, se besojshin më, ishte grupi parlamentar”.

Roberti i thotë: “Po lere lere, shyqyr që nuk thashë noj fjalë tjetër.Unë e disha se është Gjiknuri”.

Xhemali i thotë:“Se besojshe që ne ishim atje ere?

Roberti përgjigjet:“po jo mo thashë ishte ajo orë tashi, çne ky me shefin!”

Xhemali i thotë: “ishte Gramozi, ishte dhe Rama aty, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani, në fakt dhe Blerina dhe gjithë kto dhe i thashë që ai do kalu, e keni çu atje, alamet…, ai bo punë edhe ktej.I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforcojë që thashë mos kishte kundërshtim.I thashë mu më bën punë dhe në Tironë ai, po puna është që edhe atje ku është ai i jep drejtim”.

Berti i thotë”: “Ëhë, ishalla mos më çojnë nga Bulqiza njer ktej…”

Xhemali ia kthen: E pra e, edhe çlodhesh i çik të pushojsh”.

Berti i thotë:“Jo, kam nevojë të pushoj pak, sinqerisht…”.

Xhemali e pyet: “Ej ikën ato, ikën e?

Berti përgjgjet:“Po po, i përcolla tashi, të lumtur”.

Xhemali i thotë:“Për drekë ça u bo o vlla?”

Berti përgjigjet: “Jo mo hëngrën, se di ça bënë mo, koktej a drekë”

Xhemali i thotë: “Drekë, drekë”.

Berti i thotë: “Mirë o shefi im”.

Xhemali i thotë: “Hajde o vlla mos e çaj trapin, të bohet kjo, më e mira, mos e vrit mendjen, ta tha edhe mbrëmë ai ty mos ashtu gjë nga kto”.

Berti i thotë: “Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, e shpërlau gojën…”.

Xhemali i thotë: “Po prandaj pra them unë”.

Berti i thotë: “Mirë vlla, hajde të përshëndes shumë”

Xhemali ia kthen: “Çao”.

SHKARKO APP