Zbardhen përgjimet e SPAK për Rovena Vodën. Mori 1 mijë euro, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk për një punësim

Zbardhen detaje të reja nga dosja e SPAK për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, ndaj së cilës GJKKO caktoi mbrëmjen e kaluar “arrest shtëpie” për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Përgjimet zbulojnë se si ish.zv/ministrja ka marrë ryshfet dhe dhurata për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Hetimi nga SPAK ka nisur në vitin 2019, për një çështje tërësisht tjetër, që në fakt zbuloi rastin e ish-zv.ministres së Brendshme.

Sipas SPAK, nga hetimi dhe përgjimet ka rezultuar se Voda i kishte premtuar F. Beut ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme, duke i marrë njëherë shumën prej 1 mijë eurosh, më pas një telefon dhe një arkë me peshk.

 

Një hetim i nisur ka nisur në 2019-ën për një tjetër çështje ku ka rënë në përgjim avokatja Majlinda Hasani, e cila ushtron profesionin në Durrës. Në 13 shkurt 2020 avokatja, F. Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim.

Mësohet se Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për tu punësuar. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku. Rovena Voda ka telefonuar dikë në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë specialiste.

Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.

Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë.

Pas këtij momenti Majlinda dëgjohet duke thënë se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.

Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe F. Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë “me lekët që do më sjellë Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që e ndjej si detyrim”

Takimi i tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon.

Sipas verifimimeve, F. Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

SHKARKO APP