Zbardhet agjenda e takimeve të Gabriel Escobar sot në Tiranë. Takimi i parë me Lulzim Bashën

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit i SHBA-ve për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, mbërrin sot në Tiranë. Sikurse është bërë e ditur Escobar do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë shqiptarë.

Takimin e parë Escobar do ta zhvillojë me kryetarin e PD Lulzim Basha në orën 11:00. Pasdite, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Pak ditë më parë, Ambasada e SHBA-ve në Tirianë njoftoi se “ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?