Zbardhet debati mes ambasadorit Mal Berisha dhe ministrit grek në Oxford

 

Ambasadori Shqiptar në Britaninë e Madhe, Mal Berisha përplaset ashpër me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një takim të zhvilluar dje në Univeritetin Oxford.

Ministri grek po prezantonte politikën e jashtme greke. Gjatë bisedës ai hodhi

Swiss Digital Desktop Reklama

akuza të rënda ndaj Shqipërisë kur tha: Ministri grek dje ne Oxford

Swiss Digital Mobile Reklama

“…Këto plane janë të njëjta me – dhe po aq kundërproduktive sa – planet e atyre që ëndërrojnë për një Shqipëri të madhe dhe prodhojnë harta (të një Shqipërie të Madhe) e cila përfshin pjesë të Greqisë së Veriut dhe ishujve në Detin Jon. Në veçanti, partneri i ri në qeveri partia PDIU e cila është “pasardhëse” e partive naziste nga koha kur rajoni ishte në pushtimin nazist” i

dëmtojnë marrëdhëniet tona”.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin mbi, sic tha ai “shkeljen e të drejtave të minoritetit grek indogjen në Shqipëri”. Më pas ai u ndal tek mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sic e

cilësoi Kotzias, nga ana e Shqipërisë. Kotzias shtoi se shqiptarët duhet të vlerësojnë faktin se Greqia vazhdon të jetë burim të ardhurash monetare nga emigrantët shqiptar që punojnë në Greqi dhe se iu është dhënë e drejta e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi. Biseda e tij u bë në një sfond me një hartë të vjetër të Europës.

Ambasadori shqiptar Mal Berisha ndërhyri menjëherë dhe i kujtoi atij se harta me të cilën po ilustronte bisedën ishte një hartë gjeopolitike të cilës i mungonin dy vende të Ballkanit – Kosova dhe Mali i Zi. Më tej ai shtoi se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë dhe as që ka parti naziste. “Një parti e tillë dihet se ekziston në Greqi dhe sipas mediave greke ajo është anëtare e parlamentit grek. Nëse bëhet fjalë për nënkryetarin e parlamentit shqiptar, ai nuk ka asnjë lidhje me nazizmin dhe në Shqipëri nuk ka as një parti ekstremiste as të djathtë as të majtë. E drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në Shqipëri garantohet me Kushtetutë dhe Parlamenti Shqiptar është

një organ Sovran. Ndërkohë asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka përmendur ndonjëherë praninë e partive ekstremiste në Shqipëri”.

Sa i takon trajtimit të minoritetit grek në Shqipëri, Ambasadori shqiptar i tha Ministrit Grek se ata gëzojnë tëra të drejtat sipas kartave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. “Shqiptarët, trajtimin njerëzor të grupeve tjera etnike e kanë në traditën e tyre. Po ashtu ai iu drejtua audiencës se Shqipëria është shembulli më unik në Europë në mënyrën se si i trajtoi hebrejtë gjatë periudhës së Hollokaustit duke e trefishuar popullsinë e tyre, pa humbur asnjë jetë, në një kohë kur në tërë Europën numri i tyre u reduktua për shkak të bashkëpunimt të vendeve

ku ishin ata me nazistët”, tha ambasadori Berisha.

Sa iu takon emigrantëve shqiptar, Ambasadori tha se është e vërtetë që ata kanë sjellë të ardhura në Shqipëri, por janë po ata që në 25 vjet kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të Greqinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?