Zbardhet dosja hetimore për Fatos Tushen. Bisedat mes punonjësve të Bashkisë: Na ka thirrur SPAK! Drejtori na ka bërë 20 herë mbledhje se ç’do themi!

Zbardhet dosja hetimore që çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë.

Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishthem dhe Bitaj.

Që SPAK kishte nisur hetimet, ky grup i punonjësve të Bashkisë ishte vënë në dijeni, madje për këtë sipas përgjimeve të një nga personave të arrestuar, kryebashkiaku Fatos Tushe kishte bërë 20 herë mbledhje se çfarë do u thuhet prokurorëve.

Punonjësi 1: Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni
Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër
Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri
Punonjësi 2: Po ajo çne
Punonjësi 1: Është njësi ajo
Punonjësi 1: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë
Punonjësi 2: Ti?
Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë
Punonjësi 2: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia
Punonjësi 1: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim
Punonjësi 2: Ahtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton
Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot
Punonjësi 2: Kush tha
Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot
Punonjësi 2: Epo mirë
Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje
Punonjësi 1: … Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

Fatos Tushe është kapur duke shpërdoruar detyrën në disa drejtime. Nga përgjimet ka rezultuar se ai ka lejuar persona të tjerë që të furnizojnë makinën me karburantin e shtetit, Në një nga bisedat e përgjuara, dëgjohet teksa një person që do ikte me pushime dhe merr Fatos Tushen që të furnizojnë makinën.

Personi: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë mirë?
Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit mirë
Personi: Ju pengoj, jeni me pushime besoj
Fatos Tushe: Jo, jo
Personi: Unë nesër do iki me pushime…
Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti
Personi: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj
Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë, Turi. se unë do jem te karburanti

Të njëjtën gjë bënte dhe drejtori i Ndërmarrjes së pasurive publike, Flamur Peqini. Ky i fundit, i kërkon që të mbush makinën me karburant, të djalit të Fatos Tushes.

Menaxher i karburantit: Urdhëro Flamur
Flamur Peqini: Hidhi asaj me 3 teta o burr i dheut
Menaxher i karburantit: Ok ja tani në sekonda
Flamur Peqini: Shpejt o tani, ajo me re teta e ke parasysh, është çuni i shefit ooo shpejt
Menaxher i karburantit: Po,po hajt hajt

Biseda vijon…

Flamur Peqini: Hë Danjel
Menaxher i karburantit: O vlla kam këtë çunin e shefit këtu o
Flamur Peqini: Çunin e shefit, ok mbushe dhe më ço mua mesazh sa litra i hodhe
Flamur Peqini: Mirë të keqen

SHKARKO APP