Zbardhet letra që Presidenti Meta i dërgon Ilirjan Celibashit: Kërkohen informacione për vakancat…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë KQZ-së nëpërmjet të së cilës i kërkohen të dhëna mbi vakancat e parakohshme në organet drejtuese ekzekutive të pushtetit vendor.
Në shkresë, Kreu i Shtetit i ka kërkuar informacion Komisionerit në lidhje me disa pyetje.
Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore, në të cilat përtgjatë kësaj periudhe 30 qershor – Janar 2022 sipas informacioneve dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.
Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është e nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës?
Presidenti po ashtu thotë se “ky informacion duhet të jetë i saktë dhe i plotë dhe me të dhënat e nevojshme si dhe të përcillet sa më shpejt.