Zbardhet programi i qeverisë Rama 2

Një ditë përpara prezantimi të tij në Kuvend, është zbardhur programi qeverisës i socialistëve dhe Edi Ramës.

News24 ka zbardhur disa nga kapitujt që do të parashtrojë nesër kryeministri, si pjesë e programit dhe synimeve që ka qeveria për mandatin e dytë. Katër janë shtyllat kryesore të programit, jetësimi i plotë i reformës në drejtësi, reformimi i legjislacionit në mënyrën e hartimit të tij, reforma e shërbimeve publike.

Në programin 28-faqësh në fushën e drejtësisë Qeveria në 4 vitet e ardhshme do të fokusohet në këto shtylla kryesore:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • Jetësimi i reformës në drejtësi, nëpërmjet ofrimit të gjithë mbështetjes së nevojshme të realizimit të procesit të vetting-ut me sukses, si dhe në procesin e ngritjes së institucioneve të reja qeverisëse dhe drejtuese të gjyqësorit dhe të prokurorisë, të domosdoshme për zbatimin e reformës në drejtësi.
  • Reformë në sistemin e hartimit të legjislacionit dhe në tërësi sistemin e kodifikimit. Do të përmirësohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale të këtij sistemi, duke ndryshuar më së pari mënyrën e rekrutimit të personelit përbërës të këtij sistemi.
  • Reforma tërësore e shërbimeve publike që lidhen me drejtësinë për titujt e pronësisë duke përfshirë rregjistrimin e tyre dhe kthimin dhe kompensimin e pronave
  • Reforma e shërbimeve publike të ofruara nga profesionet e lira, (noteria, avokatia, ndërmjetësimi) do të synojë shërbime ligjore, sa më cilësore dhe profesionale për qytetarët.

ARSIMI:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas reformave të rëndësishme në arsim që u kryen në mandatin e parë, në këtë mandat të dytë, qeveria angazhohet të punojë për një sistem arsimor efiçent, i cili krijon mundësi të barabarta për shkollim cilësor të të gjithë fëmijëve, pavarësisht origjinës, gjinisë,vendbanimit dhe të ardhurave, duke siguruar një forcë pjesëmarrëse dhe të përgjegjshme, në tregun e punës dhe në shoqëri.

INFRASTRUKTURA:

“Pas miratimit të Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2017 – 2020, objektivi kryesor i qeverisë shqiptare vazhdon të mbetet përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit, si një parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë.

SHËNDETËSIA:

Nën moton “shëndet për të gjithë” ne do të vazhdojmë të promovojmë jetën e shëndetshme, duke rritur investimet në të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin për të shkuar kështu drejt shëndetësisë falas. Nën moton “më shumë vite jetës dhe më shumë shëndet viteve” ne do të vijojmë të mbështesim fort parandalimin dhe diagnostikimin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?